20:41 / E Premte, 31 Korrik 2020

​Rriten me 14.5% eksportet shqiptare drejt Britanisë

Eksportet shqiptare drejt Britanisë së Madhe kanë shënuar një rritje prej 14.5% gjatë gjysmës së parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar raportit të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, eksportet drejt Britanisë në volum gjatë gjysmës së parë të vitit llogariten 920 tonë, ndërsa në vlerë 427 milionë lekë.

Një vit më parë eksportet drejt Britanisë ishin 373 milionë lekë. Ashtu si eksportet, edhe importet shënuan rritje të ndjeshme me 167 % gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti krahasuar me 2019-n.

Referuar të dhënave, importet gjatë periudhës janar-qershor llogariten 2.548 tonë me një vlerë prej 7 miliardë lekësh, ndërsa një vit më parë importet nga Britania e Madhe llogariten në vlerën e 2.6 miliardë lekëve./atsh

Mos i humb