21:50 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

​SHBA kërkon nga Rusia të mos ndërhyjë në konfliktin në Venezuela

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo kërkoi sot nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov që Rusia të mos përfshihet në situatën në Venezuela, pasi më herët Lavrov tha se nëse SHBA vazhdon me ‘lëvizje agresive’ kundër Venezuelës, do të ketë pasoja të tmerrshme.

Departamenti i Shtetit tha se Pompeo gjatë një bisede telefonike i tha Lavrov se përzierja e Rusisë dhe Kubës në konfliktin në Venezuelë mund të çojë në destabilizimin e situatës në atë vend dhe prishjes së marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Moskës, raporton Reuters.

Ndryshe, Lavrov më herët ‘dënoi ndërhyrjen amerikane në punët e brendshme të Venezuelës’ si shkelje e të drejtës ndërkombëtare, duke shtuar se është i nevojshëm dialogu në mes të gjitha forcave politike në vend.