07:12 / E Enjte, 27 Shtator 2018

​Shënohet Dita Botërore e Turizmit

Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Turizmit.

27 shtatori është datë që është zgjedhur për të përkuar me një moment të rëndësishëm në turizmin botëror, përvjetorin e miratimit të Statutit të Turizmit Botëror, 27 shtator 1970.

Organizata Botërore për Turizëm e Kombeve të Bashkuara (UNWTO) është agjencia e Kombeve të Bashkuara që është përgjegjëse për promovimin e turizmit me qasje të besueshme, të qëndrueshme dhe universale.

Kjo është organizata kryesore ndërkombëtare në fushën e turizmit, e cila promovon turizmin si një faktor të rëndësishëm për rritjen ekonomike, zhvillimit gjithëpërfshirës dhe qëndrueshmërinë e mjedisit dhe ofron udhëheqje dhe mbështetje për sektorin në avancimin e njohurive dhe politikat e turizmit në të gjithë botën. 

Mos i humb