15:52 / E Hënë, 24 Shkurt 2020

​S’ka maska dhe dezinfektues në Prishtinë

Maskat të cilat po përdorën në mbrojtje të Koronavirusit, nëpër vendet e ndryshme të botës, duket se janë të kërkuara edhe në kryeqytet.

Ekipi i KosovaPress-it, ka vizituar më shumë se dhjetë barnatore, të cilat konsiderohen kryesore por nuk ka gjetur maska dhe as dezinfektues.

Pronarët e barnatoreve të cilët nuk kanë dashur të flasin para kamerës, kanë thënë se ato janë shitur mbrëmë.

Ndërkohë, maska nuk ka as në disa Qendra të Mjekësisë Familjare nëpër komunat e Kosovës.

Ndërkohë, mediat italiane thonë se qytetarët kanë denoncuar mashtrimet me çmime në këto kohëra të vështira, pas çmimet për një maskë në këtë shtet janë rritur 1700 përqind.

Sipas mediave, një maskë kushton 40 euro, ndërsa, dezinfektues 80ml me çmim 22.05 euro.

Mos i humb