75 Mall Live Search
18:45 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

​Studenti goditet nga rryma deri sa bënte selfi

Autoritetet rumune kanë njoftuar se një 21-vjeçar u pranua në spital sot, pasi u ngjit në një tren për të bërë selfi, por u godit nga rryma.

Zëdhënësja e policisë, Elena Velter tha se një student 21-vjeçar i Teologjisë kishte hipur në një lokomotivë të parkuar, në të cilën u përpoq të bënte selfi, por ai preku telat e rrymës mbi kokën e tij dhe u hodh në tokë, transmeton KosovaPress.

Mania e selfive ka përfshi botën, kryesisht të rinjtë, të cilët zgjedhin vende mjaft të rrezikshme për të bërë një foto dhe në shumë raste ato momente ishin fatale për ta.