16:09 / E Diele, 19 Janar 2020

​Substancë narkotike, maska e dorëza në veturë, arrestohet

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë narkotike, një pako rizlla, një kapelë e zezë në formë maske, pesë thika, doreza dhe një qelës i veturës.

Është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje, rasti është duke u hetuar më tutje.