22:43 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020

​Tahiri beson se do të hidhet poshtë propozim-aktakuza ndaj Thaçit

Ish-ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka folur rreth zgjerimit të mundshëm të koalicionit qeverisës dhe propozim-aktakuzës kundër presidentit Hashim Thaçi.

Ai në T7 ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk ka zhvilluar asnjëherë takime për të vendosur rreth hyrjes eventuale në Qeverinë Hoti, teksa ka fajësuar LDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje për gjendjen e krijuar në vend.

“PDK nuk ka diskutuar asnjëherë që të jetë pjesë e kësaj qeverie. Ka probleme të mëdha edhe në koalicionin e ri, ku secili e ka një lloj bajraktarizmi që nuk duan të marrin përgjegjësi shtetërore. Ne duhet ta kemi një qeverisje konform rrethanave. Ne nuk dimë për planet e shtetit tonë se çka do të ndodhë tutje, madje as pakoja emergjente nuk është zbatuar”, është shprehur ai.

Duke folur rreth propozim-aktakuzës së Speciales kundër presidentit Hashim Thaçi, Tahiri ka shfaqur bindjen se ajo do të hidhet poshtë, teksa ka hedhur poshtë akuzat për përfshirjen e tij për të penguar punën e Gjykatës Speciale në Hagë.

Mos i humb