21:38 / E Enjte, 09 Prill 2020

​Thaçi: Beteja e Koshares rriti vetëbesimin e sprovuar të UÇK-së

Presidenti Hashim Thaçi ka përkujtuar Betejën e Koshares, e ndodhur para 21 vjetësh, të cilët e quan triumf ushtarak i pastër dhe mesazh i qartë për popullatën e dëbuar nga Kosova, se së shpejti të zhvendosurit do të ktheheshin në vatrat e tyre.

Ky është statusi i tij i plotë në FCB:

Beteja e Koshares, 21 vjet më parë, ishte vetëm faza e parë e operacionit “Shigjeta”. Kjo betejë e lavdishme rriti vetëbesimin e sprovuar të UÇK-së, duke bërë që për herë të parë të thyhej me forcë kufiri ndarës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ku ushtria serbe pësoi disfatë të madhe.

Beteja e Koshares ishte një triumf ushtarak i pastër dhe mesazh i qartë për popullatën e dëbuar nga Kosova, se së shpejti të zhvendosurit do të ktheheshin në vatrat e tyre. Ndërsa, thyerja e kufirit ishte mesazh se furnizimi me armatim për zonat e thella brenda Kosovës ishte i mundshëm edhe në a të kohë. Nderime përjetë të gjithë dëshmorëve të kësaj beteje të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. HTH