13:36 / E Martë, 25 Shkurt 2020

​Tre të arrestuar për therje me thikë, në Prishtinë

Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi që pas një mosmarrëveshje ishin rrahur ndërmjet vete.

Gjatë rrahjes njëri nga të dyshuarit i ka therur me thikë dy nga të dyshuarit duke u shkaktuar lëndime trupore.

Dy të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa njëri nga të dyshuarit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.