18:01 / E Mërkurë, 25 Maj 2022 / GF

​Ukraina akuzon Rusinë për shantazh ndaj bashkësisë ndërkombëtare

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka thënë se Rusia po përpiqet të “shantazhojë” komunitetin ndërkombëtar duke rritur mundësinë e zhbllokimit të porteve të Detit të Zi në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Ai shkroi në Twitter se “çdo politikan apo zyrtar i huaj që mund të mendojë të pranojë këtë lojë, duhet së pari të vizitojë varret e fëmijëve të vrarë ukrainas dhe të flasë me prindërit e tyre”.

Portet e Detit të Zi të Ukrainës janë bllokuar që nga fillimi i pushtimit rus që filloi më 24 shkurt. Më shumë se 20 milionë tonë drithë janë aktualisht të ngecur në kapanone në vend