12:28 / E Martë, 07 Korrik 2020

​Vetëvendosje me akuza ndaj Qeverisë së Hotit, thonë se dështuan në menaxhimin e situatës me Covid-19

Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar kritika ndaj Qeverisë së Hotit për dështim në menaxhimin e gjendjes me pandeminë Covid-19, në kohën kur vendi ynë po vazhdon të shënojë rritje të theksuar të infeksioneve të reja.

Në një konferencë shtypi, nënkryetari Besnik Bislimi tha se një pjesë të madhe të politikës as nuk ka pasur përpjekje për të pasur në kontroll pandeminë.

“Përballja me pandeminë ka dalë nga kontrolli, për një pjesë të madhe të politikës as nuk ka pasur përpjekje për ta pasur në kontroll. Dështimi me pandeminë do të ketë pasoja edhe në ekonomi”, paralajmëroi Bislimi.

Ish-ministri i Financave adresoi kritika edhe për mosimplementimin e paketës emergjente fiskale, e cila sipas tij po stopohet.

“Pagesat e paketës emergjente fiskale u stopuan. Mbulimi i kartonit të gjelbër nuk u bë, marrëveshjet ndërkombëtare nuk po i kalojnë”, tha Bislimi.

Mos i humb