22:48 / E Hënë, 28 Shtator 2020

​Vjen testi i shpejtë për koronavirus, rezultatet për 15-30 minuta

Një test që mund të diagnostikojë saktë infeksionin e koronavirusit do të përshpejtojë në mënyrë dramatike dhe të rrisë fushën e testimit në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Testi i ri do të kushtojë rreth pesë dollarë amerikanë dhe mund të transformojë plotësisht procesin e monitorimit të përhapjes së COVID-19 në vendet më pak të pasura, të cilat vuajnë nga mungesa e punëtorëve shëndetësorë dhe laboratorëve, raporton BBC.

“Testi i ri do të jetë “lehtësisht i lëvizshëm dhe i lehtë për t’u përdorur” dhe rezultatet do të jepen në 15-30 minuta në vend të disa ditëve”, njoftoi kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi sot.

Dy kompani farmaceutike, Abbott dhe SD Biosensor, kanë rënë dakord me fondacionin e Bill Gates për të prodhuar 120 milionë teste.

Marrëveshja pritet të mbulojë 133 vende, përfshirë shumë vende të Amerikës së Jugut që aktualisht janë më të prekurit për sa i përket normave të infeksionit si dhe vdekshmërisë.