Willian qëndron vetëm nëse largohet Conte
Futbollisti brazilian nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin Antonio Conte.
Willian ka kërkuar largimin nga Chelsea dhe kjo mund të ndodhë gjatë afatit kalimtar të verës.
Braziliani ka humbur vendin e titullarit në skuadrën e Contes, pasi këtë sezon në Premier Ligë vetëm në gjashtë ndeshje ka startuar si titullar, transmeton KosovaPress.
Sipas asaj që shkruan UOL, 29-vjeçari është duke kërkuar një aventurë të re.
Por atij mund t’i ndryshohet mendja në rast të një largimi të mëhershëm të Contes nga “Blutë”, që do t’i hapte rrugë ardhjes së një trajneri të ri, me të cilin Willian do të provonte shanset e tij.
Për Willian është përfolur që do t’i bashkohej Jose Mourinhos gjatë verës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.