08:14 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

​​Futbollisti mashtroi për ta ndjekur sfidën Tottenham-Ajax, klubi ia ndërpret kontratën

Një rast interesant dhe që rrallë shihet në futboll ka ndodhur javën e shkuar në ligën e dytë të Holandës.

Futbollisti i Telstar, që luan në Kategorinë e Parë (Liga e Dytë) të Holandës, Jordi Van der Laan është shtirur si i sëmurë për të ndjekur nga afër gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve mes Tottenhamit dhe Ajaxit.

Pasi kërkoi leje në klub që iu refuzua, ai kishte thënë se ishte i sëmurë dhe nuk mund të paraqitej në stërvitje, teksa udhëtoi drejt Londrës për ta ndjekur ndeshjen.

Një moment ai u kap nga kamerat që transmetonin ndeshjen dhe gjithçka u zbulua. Drejtuesit e Telstarit menjëherë vendosën të ndërprisnin kontratën me futbollistin dhe e konsideruan të rëndë shkeljen.