23:51 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

​​Parada e Ditës së Falënderimeve me masa të ashpra sigurie

Në Nju Jork sot është shënuar Dita e Falënderim, një paradë tradicionale, e cila është përcjell me masa të mëdha sigurie, që nuk janë parë asnjëherë më parë.

Zyrtarët me pushkë sulmi dhe detektorë të rrezatimit të celularëve qarkullonin në mesin e paradës, ndërsa snajperët ishin vendosur në çatitë e ndërtesave, kurse me kamionë ishin bllokuar rrugët, si pengesa për të ndalur lëvizjen në rrugët që shpinin në vendin ku mbahej parada.

Masat e sigurisë janë ndërmarr për shkak të frikës së sulmeve terroriste.