18:31 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

​10 të plagosur nga një shpërthim në Shën Petërburg

Së paku 10 persona janë plagosur, pas një shpërthimi që ka ndodhur sot në një supermarket në Shën Petërburg.

Siç policia e qytetit të dytë më të madh të Rusisë, 4 persona janë hospitalizuar, ndërsa shkaqet e sulmit nuk bëhen të ditura për momentin.

“Shpërthimi u regjistrua rreth orës 18:30, sipas kohës lokale, në një supermarket në shëtitoren ‘Kondratiev’, në Shën Petërburg”, njoftoi policia në një deklaratë të shkurtër.