75 Mall Live Search
20:44 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / S Z

Gjendet pa shenja jete një i mitur në Gjakovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Palabardh të Gjakovës, ku një i mitur është gjetur pa shenja jete.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësja rajonale e Policisë në Gjakovë Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se rasti është duke u trajtuar si “Hetim i vdekjes”.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se një person (mashkull i mitur) është gjetur pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, si dhe ekipi mjekësor, me ç’rast mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.  Në koordinim me prokurorin, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ka thënë Krasniqi./Indeksonline/