16:14 / E Diele, 19 Prill 2020 / indeksADMonline

​324 raste të reja me koronavirus në Serbi – bilanci shkon në 6.318

Në Serbi, 324 persona të tjerë janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, dhe 2,673 janë testuar.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Serbi tani është 6.318. Në 24 orët e fundit, pesë persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi, duke shtuar bilancin e përgjithshëm në 122.

Numri i personave të shtruar në spital është 3.900 dhe gjithsej 753 janë shëruar.