08:46 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

​57-vjeçari nga Malisheva konfirmohet me Covid-19 pasi vdes

Bazuar në rezultatet zyrtare të komunikimit të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, dje janë regjistruar tri raste të prekur me COVID-19, ku njëri prej tyre është konfirmuar pas vdekjes.

Sipas komunës së Malishevës, personi që ka vdekur sot në orët e para mëngjesit, H.E. (1963) nga fshati Ngucat, pasi ka ndërruar jetë është konifmruar, se ka qenë i prekur edhe me COVID-19. Ky rast e shënon personin e katërt të vdekur në Komunën e Malishevës, të prekur edhe me COVID-19.

Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga 90 të prekur, 76 janë shëruar, 10 janë aktiv dhe 4 persona kanë vdekur. Shtabi Komunal Emergjent, përsëri ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë, për mbajtje të maskave, mbajtje të distancës, mos frekuentim të vendeve ku ka grumbuj të njerëzve dhe pastrim të shpeshtë të duarve. “Respektimi i masave dhe i rekomandimeve, është arma e vetme për tu mbrojtur nga kjo pandemi”, ka thënë nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal emergjent, duke kërkuar nga të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.