Nesër vendos Kosova: Mbi 2 milionë qytetarë me të drejt vote në zgjedhjet e 7 Qershorit
Kosova nesër i drejtohet kutive të votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 Qershorit, një proces i rëndësishëm që pritet të përcaktojë përbërjen e re të Kuvendit dhe drejtimin politik të vendit për vitet e ardhshme. Në këto zgjedhje do të zgjidhen 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Mbi dy milionë qytetarë me të drejtë vote janë të thirrur të shprehin vullnetin e tyre demokratik, ndërsa procesi zgjedhor vjen pas zhvillimeve politike që çuan në shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
Qendrat e votimit do të hapen në orën 7 të mëngjesit dhe qytetarët do të kenë mundësi të votojnë deri në mbylljen e procesit sipas afateve të përcaktuara nga autoritetet zgjedhore.
E diela e 7 Qershorit pritet të jetë një ditë vendimtare për skenën politike të Kosovës, ndërsa vëmendja e qytetarëve dhe e faktorit ndërkombëtar do të jetë e përqendruar te mbarëvajtja e procesit dhe rezultati që do të dalë nga vullneti i votuesve./IndeksOnline/

