16:39 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​Abdixhiku takon grupin e qytetarëve për mbrojtjen e Badovcit

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në një takim grupin e qytetarëve për mbrojtjen e liqenit të Badovcit.

Bashkë me ekspertët përkatës nga Ministria, Abdixhiku ka pranuar të gjitha shqetësimet e kësaj iniciative qytetare, që po kundërshtojnë ndërtimin e shtëpive të banimit në afërsi të liqenit.

Ai i siguroi përfaqësuesit e këtij grupi, se do të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas kompetencave, në përputhje me ligjet në fuqi, lidhur me kërkesat e parashtruara.