20:11 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

​Aksident hekurudhor në Turqi, 10 të vdekur (Foto)

Të paktën 10 vetë humbën jetën dhe 73 të tjerë u lënduan në një aksident hekurudhor në veriperëndim të Turqisë, njoftojnë mediat turke, duke iu referuar Ministrisë së Shëndetësisë.

Një tren me 362 pasagjerë doli jashtë binarëve pas shirave të mëdha që shkaktuan rrëshqitje të dheut, transmeton Reuters.