75 Mall Live Search
10:10 / E Shtunë, 06 Qershor 2026 / H F

Enver Hoxhaj: Besimi i qytetarëve, përgjegjësia më e madhe për rrugëtimin tim politik

Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka ndarë përshtypjet nga takimet e zhvilluara mbrëmjen e kaluar në Podujevë dhe Mitrovicë, duke vlerësuar mbështetjen dhe besimin që ka marrë nga qytetarët.

Përmes një mesazhi publik, Hoxhaj u shpreh se besimi i njerëzve përfaqëson përgjegjësinë më të madhe për të, duke theksuar se çdo takim dhe komunikim me qytetarët ka një domethënie të veçantë.

Statusi i plotë:

Besimi i njerëzve është përgjegjësia më e madhe. Mbrëmë në Podujevë dhe Mitrovicë e ndjeva peshën e bukur të këtij besimi. Çdo dorë e shtrënguar, çdo buzëqeshje dhe çdo fjalë e mirë e mbrëmshme do të mbetet me mua. 💙 #PDK125✅️ #EnverHoxhaj10✅️ #StopKrizes #Podujeva #Mitrovica #Kosova