09:50 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / k.v

​Aksident në Mitrovicë, lëndohen 4 persona

Në mëngjesin e së hënës një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në fshatin Shupkovcë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka treguar se të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin rajonal të Mitrovicës.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 08:00, në rrugën nacionale në fshatin Shupkovcë, në aksident ishin të përfshira dy vetura ku për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime, të cilët kanë kërkuar trsjtim mjekësor në Spitalin rajonal në Mitrovicë”, ka treguar Zahiti.