10:03 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / indeksADMonline

​Ankandi i letrave me vlerë mbahet, më 14 shtator

Ministria e Financave njofton se më 14 shtator, do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë i letrave me vlerë për 2020. Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 5-vjeçar në shumën prej 25 milionë eurosh.

Sipas një njoftimi të MF-së, investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për borxhin publik, ku interesi i përcaktuar nga treguju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.