Rrahman Rama: Llapi është ngritur në këmbë, të dielën na pret një ditë e bukur
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës, Rrahman Rama, ka shprehur optimizëm të madh për rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar mbështetjen që po merr subjekti i tij politik në rajonin e Llapit.
Përmes një postimi në facebook, Rama ka deklaruar se qytetarët e Llapit janë mobilizuar për të dhënë mesazhin e tyre në këto zgjedhje.
“Llapi është ngritur në këmbë që ta thotë fjalën në këto zgjedhje.Ky entuziazëm e kjo mbështetje e paparë, është tregues se të dielën na pret një ditë e bukur!”, ka shkruar Rama./IndeksOnline/

