14:57 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

​Arrestohet i riu për shitjen e 12 miliardë fjalëkalimesh të vjedhura, në Internet

Policia holandeze arrestoi sot një 22- vjeçar, i cili dyshohet se ka shitur 12 miliardë fjalëkalime dhe kode aksesi të vjedhura në Internet.

“Të dhënat mund të jenë shkarkuar kundrejt pagesës”, deklaroi policia në qytetin Arnhem.

Policia nuk komentoi për llojin e saktë të të dhënave dhe nuk përshkroi se kush u prek nga kjo situatë, duke theksuar se hetimet janë ende në vazhdim.

Hetuesit holandezë bashkëpunuan më autoritetet gjermane, amerikane dhe ato britanike.