10:43 / E Martë, 16 Gusht 2022 / LB

​Arrestohet një person pasi mashtroi një tjetër i’a mori 3 mijë euro për vizë punë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Podujevë është arrestuar një person i cili dyshohet se e ka mashtruar viktimën duke i’a marrë 3.000 euro para për t’ia rregulluar një vizë pune.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Podujevë 14.02.2022 – 19:00. Është arrestuar me 15.08.2022 i dyshuari mashkull kosovar i cili ka mashtruar viktimën mashkull kosovar duke i marrë 3000 € para për ti rregulluar një vizë pune. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar kështu policia.