16:26 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

​Bëhen me shtëpi edhe dy familje në nevojë

Shoqata bamirëse “Jetimët e Ballkanit” dhe Komuna e Malishevës sot kanë përuruar edhe dy shtëpi për dy familje në nevojë, të cilat janë ndërtuar në kuadër të bashkëpunimit në mes të kësaj shoqate bamirëse dhe Komunës së Malishevës.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderuar shoqatën bamirëse “Jetimët e Ballkanit” dhe Halil Kastratin, për ndërtimin e shtëpive, për familjet që kanë nevojë apo që e kanë problem strehimin.

Komuna e Malishevës dhe “Jetimët e Ballkanit” për këtë vit kanë ndërtuar pesë shtëpi për familjet në nevojë, dhe dy prej tyre i kanë përuruar sot, duke iu dhënë çelësat e shtëpive, familjes së Ferat Morinës në Gollubovc dhe asaj të Rrahman Gashit në Vërmicë. 

Në ndërtimin e shtëpive, Komuna e Malishevës ka marrë pjesë në ndërtim me shumën prej 5 mijë eurove në secilën shtëpi, ndërsa pjesa tjetër është ndërtuar nga “Jetimët e Ballkanit”.