Dy persona dërgohen në mbajtje, njëri e shqeu fletëvotimin në Prishtinë, tjetri në Drenas
Dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë pasi dyshohet se kanë shqyer fletëvotimet.
Njëri rast ndodhi në Prishtinë, tjetri në Drenas.
Këto raste i konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Deri tani në rajonin e Prishtinës janë hapur dy raste Asgjësim i dokumentit të votimit (në Drenas dhe në Prishtinë), ku dyshohet se nga personat e dyshuar kanë dëmtuar (shqyer) fletëvotimet. Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që veprimet hetimore po kryhen në koordinim me prokurorinë”, tha ajo.

