08:32 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

​Birra Peja sponsor gjeneral në “Sunny Hill Festival”

Birra më e famshme shqiptare do të jetë ndër përkrahësit më të mëdhenj të ngjarjes kryesore në Kosovë dhe rajon, “Sunny Hill Festival”, ku do të performojnë emrat e elitës muzikore globale, siç janë Dua Lipa, Martin Garrix, Action Bronson, Stanaj e të tjerë.
Ky është edicioni i parë i këtij festivali, i cili ka evoluuar prej koncertit të Dua Lipës në Prishtinë e Tiranë, në një festival ndërkombëtar.

Rreth 40 artistë do të performojnë për tri ditë e tri net rresht në këtë ngjarje, e cila do të mbahet në Parkun e Germisë në Prishtinë.

Natën e parë do të këndojë Dua Lipa, ndërsa para saj do të performojë edhe Stanaj. Natën e dytë “main act” është Action Bronson, ndërsa para tij është reperi shqiptaro-amerikan Gashi, i cili është pjesë e Roc Nation, labelit të reperit të njohur amerikan, Jay Z. Kurse, për natën e fundit të festivalit, është i ftuar DJ një në botë, Martin Garrix.

Birra Peja do të jetë sjell shumë befasi gjatë këtyre ditëve, si dhe shumë aktivitete gjatë ditëve te festivalit.

Birra Peja është bërë partner thuajse i përhershëm në ngjarjet kryesore rekreativo-kulturore në vend.

Temat: