21:28 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

​Borrell: E ardhmja e Kosovës dhe Serbinë është evropiane

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka deklaruar sot se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë, është evropiane.

Në një postim në Twitter, Borrell ka shkruar se Bashkimi Evropian është i përkushtuar vendet e Ballkanit Perëndimor në çdo hap të rrugës së tyre drejt BE-së.

“Por për ta bërë të ardhmen evropiane një realitet për njerëzit e tyre nuk duhet të ketë shmangie të dialogut të lehtësuar nga BE”, ka thënë kryediplomati evropian, pasi që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se s’do të merr pjesë në dialogun e drejtuar nga emisari special evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.