16:08 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

​Britania e Madhe tërheq një pjesë të forcave nga Iraku për shkak të koronavirusit

Londra zyrtare ka njoftuar se do të kthejë një pjesë të forcave të saj nga Iraku, ku po marrin pjesë në një mision trajnimi, për shkak të pandemisë.

Ministria britanike e Mbrojtjes do të vendosë një pjesë të trupave në Britaninë e Madhe, ndërkohë që misionet e trajnimit në të cilat vendi ka marrë pjesë që nga viti 2014 janë pezulluar për 60 ditë.

“Për shkak të epidemisë Covid-19, nevoja për të trajnuar forcat irakiane të sigurisë është zvogëluar”, dhe misionet nga koalicioni ndërkombëtar dhe NATO tashmë janë “ndalur”, thuhet në deklaratë.

Ushtarët e kthyer do të jenë në dispozicion për vendosjen e mundshme në të gjithë botën, si dhe mbështetje për të përmbushur sfidat e virusit.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi të martën se 20.000 trupa do të ishin në gatishmëri për të ndihmuar shërbimet publike në luftën kundër koronavirusit,