14:46 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

​Bullgaria mbyll kufijtë, 277 raste të koronavirus konfirmuar deri më tani

Sofja zyrtare ka vendosur të ndalojë hyrjen në vend të qytetarëve nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë së Bullgarisë.

Ndalimi i mëparshëm i hyrjes në Bullgari për personat që vijnë nga shtete anëtare të BE-së dhe vendet e Shengenit mbetet në fuqi.

Këto janë: Italia, Spanja, Franca, Britania, Gjermania, Holanda dhe Zvicra.

Ndalimi nuk vlen për shtetasit bullgarë dhe familjarët e tyre dhe personat që banojnë në Bullgari me një leje qëndrimi më të gjatë ose të përhershme.

Qytetarët e këtyre vendeve të BE-së dhe zonës Shengen dhe anëtarët e familjes së tyre u lejohet të kalojnë nëpër Bullgari gjatë rrugës për në vendin e tyre të vendbanimit.

Kufizimet nuk zbatohen për: profesionistë të shëndetit, studiues të shëndetit dhe specialistë të infermierisë; transportuesit e angazhuar në transportin e mallrave, ekuipazhet e avionëve të angazhuar në fluturime tregtare dhe personel tjetër të transportit, nëse është e nevojshme; diplomatët, punonjësit e organizatave ndërkombëtare, zyrtarët dhe punëtorët humanitarë ndërsa bëjnë punët e tyre; personat që udhëtojnë për arsye humanitare; shtetasit jo-BE të cilëve u lejohet të qëndrojnë në shtetin anëtar të BE për një kohë të gjatë dhe të kalojnë përmes Bullgarisë për t’u rikthyer në vendin e tyre të banimit.

Aktualisht janë 277 persona me koronavirus në Bullgari. Sipas informacioneve të fundit, 17 raste të reja midis moshës 19 dhe 67-vjeç janë regjistruar në vend.