15:16 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

​Championsi në futsal, Liburni mëson kundërshtarët

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për UEFA Futsal Champions League ku kampioni i Kosovës, Liburni i cili e përfaqëson Kosovën është renditur në grupin e shtatë.

Në këtë grup është edhe FC Stalista Minsk nga Bjellorusia dhe po priten edhe dy ekipet fituese prej grupeve A dhe G të cilët duhet ta kalojnë raundin preliminar i cili mbahet në tetor.

Biletën për t’u kualifikuar në “Elite Round” e merr vetëm fituesi i grupit gjë për ekipin kosovar është një mision i vështirë, mirëpo Liburni ka premtuar se do të bëjë të pamundurën për të hyrë në 16-shën më të mirë të kontinentit.

Skuadra e Liburnit është në gjendje të mirë si fizike ashtu edhe morale dhe djelmoshat e skuadrës janë gati për të bërë më të mirën.

Një arsye më shumë për të dalë fitimtar është edhe mosnjohja e shtetit tonë nga Bjellorusia. Liburnin në hedhjen e shortit e përfaqësoi kryetari i klubit, Abaz Beqa dhe sekretari Benon Këpuska./IndeksOnline/