75 Mall Live Search
22:59 / E Diele, 14 Qershor 2026 / G T

Probleme për Uruguain para Botërorit, avioni i kombëtares nuk lejohet të ulet në SHBA

Kombëtarja e Uruguait është përballur me një situatë të papritur vetëm një ditë para ndeshjes së saj në Kampionatin Botëror 2026.

Sipas raportimeve, avioni që transportonte përfaqësuesen uruguaiane nuk ka mundur të ulet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të mungesës së disa dokumenteve administrative të nevojshme, shkruan Indeksonline

Incidenti ka shkaktuar shqetësim në kampin e “La Celeste”, pasi skuadra pritet të zbresë në fushë nesër mbrëma në kuadër të Botërorit.

Megjithatë, autoritetet dhe organizatorët kanë reaguar shpejt, duke planifikuar një fluturim të ri emergjent, i cili pritet të niset në orët në vijim për të transportuar ekipin drejt destinacionit të paraparë./Indeksonline/