22:59 / E Mërkurë, 20 Prill 2022 / AR

​City nuk gabon ndaj Brightonit, rikthen kreun e tabelës

Fitorja e Liverpoolit ndaj Manchester United e kishte bërë pothuajse të detyrueshëm triumfin e Manchester Cityt ndaj Brightonit, gjë të cilën skuadra e Pep Guardiolas edhe e bëri duke fituar me rezultat 3-0 në “Etihad Stadium”.

City kishte rënë përkohësisht në vendin e dytë, andaj lufta për titull ndërmjet këtyre dy skuadrave po vazhdon të mbetet e ashpër derisa Premier Liga po shkon drejt përfundimit, transmeton KosovaPress.

Skuadra e Pep Guardiolas të tre golat i shënoi në pjesën e dytë të ndeshjes. Realizuesit ishin Ryad Mahrez në minutën e 53’, Phil Foden në minutën e 65’ dhe Bernardo Silva në të 82-tën.

“Citizens” kanë 77 pikë në vendin e parë, kurse Liverpooli është i dyti me vetëm një pikë më pak.