PSG e mendon yllin e SHBA-së si zëvendësues të Gonçalo Ramosit
Paris Saint-Germain ka futur në listën e objektivave sulmuesin amerikan, Folarin Balogun.
Atë e shohin si zëvendësuesin direkt të Gonçalo Ramos, i cili u largua drejt Milanit.
Sipas raportimeve, Balogun vlerësohet shumë nga drejtuesit e klubit parizien dhe emri i tij ndodhet në listën e ngushtë të alternativave.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur kontakte zyrtare mes PSG-së dhe Monacos për një transferim.
Interesimi për 24-vjeçarin është i madh, pasi edhe Tottenham e ka vendosur si prioritet në merkato, ndërsa në garë për shërbimet e tij mbetet edhe Chelsea.

