19:02 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

​COVID-19 mund të transmetohet nga nëna te fëmija gjatë shtatzënisë

Transmetimi i virusit SarsCov2 nga nëna te fëmija gjatë shtatzënisë mund të jetë i mundur.

Të dhënat dalin nga dy raste në qendër të një studimi italian, të kryer në 31 gra që lindën midis marsit dhe prillit.

Ky studim u arrit nga Universiteti Shtetëror i Milanos me spitalin ”Sacco”, poliklinikën ”San Matteo” në Pavia dhe spitalin ”San Gerardo” në Monza.

Rezultatet, të ndara në medRxiv, janë paraqitur në një konferencë, pjesë e kongresit ”AIDS 2020”.

“Të porsalindurit janë të gjithë të shëndetshëm, por në dy raste kemi gjetur të dhëna që sugjerojnë fuqimisht se transmetimi i virusit ka ndodhur”, shpjegon studiuesi Claudio Fenizia.

“Foshnja e parë, e lindur para kohe nga një nënë me një formë shumë të rëndë Covid-19, u testua pozitive për 7-10 ditë. Si plazma ashtu edhe gjaku i kordonit të kërthizës u testuan pozitive për virusin”, theksoi ai.

Fëmija i dytë, djalë i një nënë me pak simptoma, ishte pozitiv për disa orë pas lindjes dhe kishte një placentë pozitive.