09:31 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

​Deri më 3 prill zyrtarët duhet ta deklarojnë pasurinë

Agjencia Kundër Korrupsionit njofton të gjithë zyrtarët e lartë publik, të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë, se detyrimin e tyre ligjor duhet ta kryejnë deri të martën, më 3 prill.

Llogaritja e këtij afati është bërë në përputhje me Ligjin Nr. 05/L -03 për Procedurën e përgjithshme Administrative. Neni 81, paragrafi 4 përcakton se: “Të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare nuk do të pengojnë fillimin dhe ecjen e afateve.

Kur dita e fundit e një afati bie të shtunën, të dielën apo një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen menjëherë pas saj”. Agjencia është në dispozicion të të gjithë zyrtarëve në mënyrë që procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë të kryhet me sukses.