Komisioni për Integrime Evropiane nuk e kalon projektligjin për konfiskim të pasurisë
Projektligji për konfisikimin e pasurisë nuk ka kaluar në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane.
Me tri vota për dhe dy abstenime, ky projektligj nuk e ka marrë miratimin prej komisionit, transmeton Indeksonline.
Mos kalimin e këtij projektligji e mundësuan deputetët opozitar nga LDK, Armend Zemaj bashkë me Smajl Kurteshin dhe Fatmire Kollqaku nga VV.
Ndërsa, Visar Ymeri nga PSD ka abstenuar.
Deputetët që e kundërshtuan këtë projektligj thanë se nuk është projektligji që e kanë pritur të jetë.
Kështu, Ismajl Kurteshi nga Vetëvendosje tha se ky projektligji ka nevojë për përmirësime dhe si i tillë duhet t’i kthehet Qeverisë
Ndërsa, Visar Ymeri nga PSD i cili abstenoi, theksoi se ligj në fjalë nuk e mundëson as për se afërmi luftën kundër krimit dhe korrupsionit e aq më pak në konfiskimin e pasurisë së fituar ilegalisht. /Indeksonline/