07:39 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

​Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 10 dhjetor të vitit 1948, është mbledhur në Paris, ka miratuar Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.

Deklarata doli drejtpërsëdrejti nga përvoja eLuftës së Dytë Botërore dhe paraqet shprehjen e parë globale se të gjitha qeniet njerëzore lindin me të drejta, prandaj nuk duhet t’i luten, përulen a shtrijnë dorën tjetër kujt për t’i pasur ato.Teksti i plotë i Deklaratës Universale përbëhet nga 30 artikuj.