18:48 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Dy ministra të AAK-së nesër pranojnë detyrën zyrtare

Dy ministra të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi dhe Blerim Kuçi, nesër do të pranojnë detyrën zyrtare në dikasteret përkatëse.

Në komunikatat zyrtare thuhet se Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, do të pranojë detyrën e re në ora 09:00, ndërsa Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, do të pranojë në ora 13:00.