08:19 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

​Fakte të shpejta për diabetin tip-2

Diabeti është çrregullimi i metabolizmit që reflektohet në paraqitjen e sasisë jonormale të glukozës në gjak, si pasojë e rezistencës së qelizave të gjakut ndaj insulinës, apo si pasojë e sasisë së vogël të insulinës së sekretuar nga pankreasi.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik japin disa fakte të shpejtë të diabetit TIP-2.

“Kur trupi prodhon insulinë por nuk mund ta përdorë siç duhet. Diagnostikohet më shpesh tek adultët. Shkaktohet nga kombinimi i historisë familjare dhe faktorë si ushqyerje jo e shëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik. Është e parandalueshme. Simptomat mund të jenë të ngjashme me ato të diabetit TIP-1(urinim i shpeshtë, etje, etje, humbje peshe, lodhje) por shpesh diagnostikohet pa simptoma. Menaxhimi: Marrja e rregullt e medikamenteve të rekomanduara. Kontroll i glicemisë, parandalon dhe zbulon komplikacionet e hershme”, thonë ekspertët.