14:22 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

​Fituesi i FA Cup nuk do të ketë festë me shampanjë për shkak të lojtarëve mysliman

Federata e Anglisë ka marrë një vendim të ri për festën pas triumfit në Kupën FA.

Nga finalja e sivjetme e Kupës FA nuk do të ketë festë me shampanjë. Ky vendim është marrë pasi FA dëshiron të respektojë lojtarët e besimit islam, të cilët e kanë të ndaluar alkoolin.

Kësisoj në finalen e Wembleyt do të përdoret një shampanjë jo alkoolike, nga e cila mund të festojnë të gjithë futbollistët përfshirë ata myslimanë dhe lojtarët nën moshën 18-vjeçare për të cilët nuk është i lejuar përdorimi i alkoolit.

“Ky vendim është marrë për shkak të respektit që kemi për të gjitha komunitetet të cilat e kanë të ndaluar alkoolin e po ashtu edhe për futbollistët që janë nën moshën 18-vjeçare”, ka shpjeguar një zyrtar i FA.

Kujtojmë se finalja e këtij viti në Kupën FA do të vë përballë Manchester Cityn dhe skuadrën e Watford./IndeksOnline/