75 Mall Live Search
15:43 / E Diele, 14 Qershor 2026 / L A

Gvardiol drejt vazhdimit të kontratës me Cityn

Mbrojtësi kroat Joško Gvardiol pritet të nënshkruajë një kontratë të re me Manchester Cityn, duke e zgjatur qëndrimin e tij në “Etihad Stadium” deri të paktën në vitin 2032.

Sipas këtyre raportimeve, drejtuesit e klubit anglez kanë mbetur të kënaqur me paraqitjet e tij dhe e shohin si një pjesë shumë të rëndësishme të projektit afatgjatë të skuadrës së Pep Guardiolës.

Gvardiol, i cili iu bashkua Cityt si një nga mbrojtësit më të shtrenjtë në futbollin evropian, është përshtatur shpejt në sistemin e kampionëve të Anglisë dhe ka fituar besimin e stafit teknik.

Rinovimi i tij pritet të jetë një sinjal i fortë nga Manchester City për stabilitetin dhe vazhdimësinë e projektit fitues në vitet e ardhshme.