10:58 / E Shtunë, 23 Nëntor 2019 / indeksADMonline

​Gjashtë klube të mëdha evropiane pas yllit të Juventusit

Emre Can është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar nga skuadrat e mëdha europiane.

Mesfushori gjerman ka paralajmëruar largimin nga Juventusi gjatë merkatos së janarit.

Can nuk po preferohet nga trajneri Maurizio Sarri i cili e ka lënë gjermanin jashtë listës së lojtarëve për Ligën e Kampionëve.

Paris Saint Germain, Manchester United, Betis, Monaco e Bayern Munich janë skuadrat e interesuara për lojtarin.

Por listës i është shtuar edhe gjiganti tjetër gjerman Borussia Dortmund që kërkon rikthimin e tij në Bundesliga.

Verdhezinjtë kanë çaluar këtë sezon në mesfushë dhe shohin Can-in si lojtarin ideal për t’i zgjidhur problemet në këtë repart.

Juventus është gati të heqë dorë nga ylli gjerman, por kërkon që të fitojë së paku 35 milionë euro.