75 Mall Live Search
23:22 / E Hënë, 15 Qershor 2026 / L A

De Zerbi synon të ringrisë Tottenhamin, hyn në garë për Tonalin

Tottenhami po synon që të mos përsëris dështimin e sezonit që lamë pas.

“Spurs”, ishin shumë afër për të rënë në “Championship” por rikthimi në ndeshjet e fundit shpëtoi ata nga rënia.

Ndërsa tani Roberto De Zerbi, po synon një tjetër përforcim pas Robertsonit dhe Senesit ku kanë hedhur sytë te ylli i Newcastle, Sandro Tonali.

Rrugë kjo që nuk do të jetë e lehtë, pasi që përballen me një konkurrencë të madhe nga rivalët e tyre si Arsenali dhe Manchester City.

Tonali, numëron 110 paraqitje me “Laraskat”, ku shënoi 10 gola dhe 10 asistime ku fitoi “EFL Cup”, vitin e kaluar./IndeksOnline/