20:37 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

​Gjashtë të lënduar nga një aksident në Vushtrri

Një aksident trafiku ku ka të lënduar, raportohet të ketë ndodhur sonte në ora 19:30, në hyrje të Vushtrrisë, afër fabrikës “llamkos”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për ‘Indeksonline’, se në aksident janë të përfshira dy vetura civile dhe si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë kërkuar tretman mjekësor.

Sipas rrethanave të vendit të aksidentit, shkaktar i aksidentit konsiderohet të jetë mosmbajtja e distancës./Indeksonline/