10:07 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

​Gjendet një trup i pajetë buzë liqenit në Pogradec

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 8:45, buzë liqenit në afërsi të fshatit Pojskë të Pogradecit.

Personi është i moshës 55-60 vjeç dhe dyshohet të jetë mbytur në liqen.

Policia ka ngritur një grup hetimor për të identifikuar viktimën dhe për të sqaruar rrethanat e mbytjes së tij.

Temat: